Një operacion spevial është zhvilluar nga autoritetet gjermane në një lagje të Hamburgut, pas dyshimeve se në një restorant i zonës kishte aktivitet të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, rreth orës 20:00, tetë makina policie përfshirë ato civile ndaluan para restorantit “Knallermann”, brenda të cilit operonte një grup shqiptarësh që shiste kokainë.
Raportohet se grupi shqiptar i përbërë nga 10 persona, dy prej të cilëve pa dokumenta, e shisnin lëndën narkotike për 50 euro një gram.
Nga kontrollet në ambientin e bastisur nga policia u sekuestruan 45 gramë kokainë dhe një automjet që u përkiste të dyshuarve.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.