Shoqata-Studentët Shqiptarë Stuttgart-, në Liederhalle me 03.02.2023, organizuan një mbrëmje madhështore me moton: “Gala e donacioneve”.
Një ardhmëri për fëmijët - Spendengala 2023
Pjesëmarrja ishte shumë e madhe, disa qindra pjesëmarrës, në mesin e tyre edhe gjermanë/e, kryesisht, rini djem e vajza, hyrja e pranueshme mbi moshën 18 vjeçe.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/06/auto_xhl21675696008.jpg)
Flitej shqip e gjermanisht dhe përkthehej...
Morën pjesë personalitete të shumta, kryesisht, shqiptarë/e, por edhe gjermanë/e si:
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/06/auto_xhl31675696014.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/06/auto_xhl41675696020.jpg)
Pjesëmarrës ishin edhe konsujt Benik Miftaraj, Gramos Berisha dhe zyrtari Fehmi Koci; prifti Don Albert Krista, imami Hazbi Sylejmani. Përfaqësues të Shoqatave, Xhevdet Syla, Shoqata “Pavarësia” Stuttgart; Baki Mustafi, Ansambli “Pavarësia”Stuttgart, Gjylije Lecaj, sekretare „Qëndra Kulturore Shqiptare“ Stuttgar; Xhafer Leci Kryetar Nderit dhe Taxhidin Bakija, kryetar, Shoqata,”Kadri Zeka “në Nürtingen.
Ne nga shoqata “Studentë dhe Akademikë Shqiptarë Stuttgart e.V.” ju ftojmë, përzemërsisht, në galën e mbledhjes së fondeve të organizuar nga ne nën moton “Një ardhmëri për fëmijë” - “Një e ardhme për fëmijët”
Me gala, ne dëshirojmë të mbështesim organizatat që promovojnë mundësitë dhe kushtet arsimore për fëmijët dhe të rinjtë në vendet shqipfolëse - në frymën e Shoqatës sonë.
Programi i mbrëmjes ka në fokus kulturën shqiptare.
- Muzika tradicionale Çifteli
- Film i shkurtër i shoqatës ASAS e.V.
- Shfaqje me poezi
- Duke kënduar
- performancë kërcimi
- Ekspozitë arti...
(Wendlingen,05.02.2023