Mbrëmja e 24 shkurtit të këtij moti ishte e veçantë. E veçantë për shqiptarët e Hamburgut dhe të rrethinës. Ishte e veçantë edhe për ca gjermanë të Hamburgut. Ishte e veçantë sepse në atë mbrëmje Konsulata e Kosovës në Hamburg i kishte ftuar që merrnin pjesë dhe së bashku të festonin pesëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Të gjithë pjesëmarrësit e asaj mbrëmjeje të veçantë kishin marrë ftesa nga Konsullata që të festonin së bashku.
Mbrëmjen e bën edhe më të veçantë përfaqësues të Konsulatave të Shteteve të bashkuara të Amerikës, të Japonisë, me vetë pjesëmarrjen e tyre në këtë pritje festive. Nga pala gjermane ishte merrte pjesë edhe Frank Schmidt, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe mori duartrokitjeve të të pranishmëve. Pjesëmarrës i këtij manifestimi ishte edhe Kolë Gjoka , ambasador nderi i Shqipërisë, i cili me praninë e tij, ia shtoi vlerën kësaj feste.
Mbrëmja festive nisi me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar. Pasta, Arjola Caka, konsule në detyrë e konsullatës në fjalë i përshëndeti të pranishmit duke u dëshiruar mirëseardhje dhe duke u dëshiruar që këtë mbrëmje festive ta kalonin sa më mirë. Në fjalimin e saj përshëndetës, në gjuhën shqipe dhe atë gjermane, zonja Caka, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke e vënw theksin e veçantë tek mërgata, apo diaspora e cila kishte dhënë kontributin e veçantë dhe të madh në lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, qoftë me të mira materiale, qoftë me pjesëmarrjen e tyre fizike në radhët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Një falënderim të veçantë, zonja Caka e kishte edhe për pronarin e restorantit “Dubrovnik”, në ambientet e të cilit u mbajt manifestimi, z. Albert Bisaku. Pas zonjës Caku, manifestimin e përshëndeti politikani i njohur Frank Schmidt, pastaj Sami Xhelili, deputeti shqiptar i qytetit të Hamburgut.
Siç u cek edhe më lartë, në këtë mbrëmje festive ishin të ftuar këngëtarë, shkrimtarë e poetë si dhe njerëz të tjerë të kulturës shqiptare që jetojnë në Hamburg dhe rrethinë si dhe biznesmenë të njohur. Nga radhët e këngëtarëve vlenë të përmenden: Sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi, e cila me zërin e saj i mahniti të pranishmit; sopranoja Mirlinda Koci e cila para të pranishmëve interpretoi ariot shqiptare si dhe vëllezërit Bedri e Remzi Karaxha.
Nga radhët e shkrimtarëve dhe poetëve ishin të pranishëm Arif Molliqi, Fetah Maliqi etj, ndërkaq nga radhët e sportistëve ishte Valon Zymberi.
Nga radhët e biznesmenëve ishte biznesmeni i njohur i Hamburgut dhe jo vetëm, Xhelil Musa.
Kishte dhe të tjerë këngëtarë e poetë; sportistë e biznesmenë të dalluar, por që në këtë rast nuk ua mësuam emrat të gjithëve, të cilët me punën dhe veprimtaritë e tyre, kanë bërë më të mirën e mundshme, dhe falë tyre sot e këtu komuniteti shqiptarë në Hamburg në veçanti dhe përgjithësisht në gjermani, sot e këtu është i nderuar dhe i respektuar në Gjermani dhe më gjerë.