Një delegacion gjerman i prirë nga deputeti, njëherësh zëdhënësi nga radhët e partisë FDP, Thomas Hacker, ka vizituar sot Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani informoi deputetin Hacker mbi zhvillimet e fundit ekonomike, shkëmbimin tregtar mes Kosovës dhe Gjermanisë, dhe mbi investimet gjermane që po bëhen në Kosovë.
Ndër temat kryesore të diskutimit ishte edhe Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar, ku pas edicionit të parë të suksesshëm, këtë vit në tetor do të mbahet edicioni i dytë i këtij forumi.
Edicioni i parë i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar ka pasur një ndikim pozitiv dhe ka zgjuar kureshtjen e kompanive gjermane për investim në tregun kosovar, ku edhe nga Hacker është parë si një mundësi për të intensifikuar më tej marrëdhëniet bilaterale ekonomike mes dy vendeve.