Policia gjermane ka zbuluar një plantacion kanabisi në Löhne-Gohfeld dhe ka arrestuar 2 shqiptarë.
Mësohet se 541 bimë kanabis, 8 kilogramë marijuanë e gatshme për shitje dhe aksesorë të ndryshëm profesional për plantacione janë sekuestruar.
Bëhet me dije se plantacioni u zbulua si pjesë e ekzekutimit të një urdhri kontrolli.
Kur arritën në Löhne-Gohfeld, detektivët zbuluan se e gjithë prona që po kërkonin ishte konvertuar dhe përdorur për të rritur bimë kanabisi.