Rritje eksponenciale e LDK-së n ‘Bavari të Gjermanisë dhe në Evropën perëndimore!

Gjermania

Rritje eksponenciale e LDK-së n ‘Bavari të Gjermanisë dhe në Evropën perëndimore!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 21 prill 2024 Në ora: 20:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Vetëm para 3 vitesh, LDK në Europën Perëndimore kishte 3 degë jo funksionale dhe pak më shumë nëndegë të tilla, derisa sot LDK ka mëkëmbur e ringjallur ato pak që ishin, dhe ka formuar 13 degë dhe 58 nëndegë të reja gjithandej në perëndim. Andaj, kjo rritje progresive quhet rritje eksponenciale.

Me moton: "LDK për Mergatën", dje lideri i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorët, zbarkuan në Bavari, përkatësisht në kryeqytetin bavarez, Munih të Gjermanisë, për të takuar e bashkëbiseduar me bashkëatdhetarët në një takim të ngrohtë e të përzemërt, siç dinë t'i përgatisin dhe t'i ofrojnë qytetarëve tanë në mergatë, me theks, LDK-ja si shtëpi e vjetër dhe me traditë unike në më shumë se 34 vite aktivizëm dhe aktivitet politik në Gjermani dhe jo vetëm.

Në turin e vizitave në Europën perëndimore, lidershipi i LDK-së, në krye të një delegacioni të lartë partiak dhe një përfaqësimi të denjë, demonstron përkushtimin ekskluziv ndaj mergatës, si njërën nga asetet dhe pjesët më vitale të atdheut. Kontributi i tyre është vlerësuar lartë si mirënjohje e thellë për atë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për mërgatën tonë.

Në këtë përbërje të delegacionit ishin:

Nënkryetari i LDK-së për mergatën, deputeti i parlamentit të Kosovës dhe anëtar i GPM-së, z. Anton Quni. Sekretari organizativ për LDK-në për mergatën, njëherit kryetar kampion i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti. Ish Ministri i Shëndetësisë, deputet në parlamentin e Kosovës dhe anëtar i GPM-së, z. Armend Zemaj. Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, njëherit nënkryetare e Komunës së Prishtinës dhe anëtare e GPM-së, znj. Jehona Lushaku Sadriu. Deputetja e parlamentit të Kosovës, znj. Valentina Bunjaku Rexhepi. Koordinatori i LDK-së për mergatën, z. Shkumbin Gashi. Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj dhe funksionar i lartë partiak, z. Visar Azemi. Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, z. Ekrem Hyseni. Kryetari i Degës së LDK-së në Malishevë, z. Fatmir Ademaj. Kryetarja e Degës së LDK-së në Baden-Württemberg, znj. Abetare Bajraj, si dhe; Ish deputeti i LDK-së në parlamentin e Kosovës, z. Xhavit Uka. Kandidati bavarez për zgjedhje europiane, nga partia CSU, simotër e LDK-së, mik i madh i LDK-së dhe të Kosovës dhe ish bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik Rugova, z. Bernd Possellt.

Image
Foto nga vendngjarja

Ambienti dhe salla ishin të përgatitura me shije dhe sens nga nikoqiri, Dega e LDK-së në Bavari në krye me kryetaren e degës, znj. e nderuar Saranda S. Musliu, që i dhuroi një atmosferë festive dhe impozante. Pas një moderimi brilant dhe një atmosfere mikëpritëse familjare, u nis takimi.

Hyrja në sallë e Kryetarit dhe e Kryeministrit në ardhje, z. Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorët, u prit me duartrokitje dhe ovacione të fuqishme. Pas himneve dhe nderimit të dëshmorëve, takimi filloi.

Në skenë u paraqitën të rinj të Shoqatës Kulturo-Artistike nga Munihu, duke paraqitur vallet artistike kombëtare nga Kosova, që u mirëpritën me kënaqësi nga të pranishmit.

Fjala e kryetares së Degës së LDK-së në Bavari, znj. Saranda S. Musliu, ishte mbushur me emocion dhe mirënjohje për të pranishmit dhe për kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, dhe bashkëbisedoi për nivelin e organizimit të degës në Bavari dhe për rolin historik të mërgatës në përgjithësi dhe të LDK-së në veçanti.

Fjala e z. Lumir Abdixhiku ishte substanciale dhe motivuese. Ai paraqiti historinë e LDK-së dhe rolin e saj të rëndësishëm në përfaqësimin dhe avancimin e çështjeve të Kosovës. Ai po ashtu foli për sfidat aktuale që Kosova po përballon dhe për rolin që LDK duhet të luajë në të ardhmen e vendit.

Pas fjalës së tij, z. Abdixhiku prezantoi kandidatin për zgjedhjet europiane, z. Bernd Possellt, dhe kërkoi mbështetjen e të pranishmëve për kandidaturën e tij.

Pikërisht në fund, një moment emocional ishte anëtarësimi i mbi 30 të rinjëve dhe të rejave në LDK, një shenjë e fuqishme e besimit dhe shpresës për të ardhmen. Takimi u mbyll në një atmosferë shumë inkurajuese dhe mbresëlënëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat