Pse u vra serbi në Gjermani? – flet vëllai i Rrustem Llapit

Gjermania

Pse u vra serbi në Gjermani? – flet vëllai i Rrustem Llapit

Më: 29 prill 2024 Në ora: 18:10
Gjermani

Një burrë nga Kosova, i njohur si Rrustem Llapi, është arrestuar në Gjermani, nën dyshimin se e ka vrarë një serb brenda një lokali në Dyseldorf.

Lidhur me këtë rast, përmes telefonit ka folur ekskluzivisht për Info Magazine, Ramadan Rushiti, vëllai i dorasit, i cili tha se nuk i di shkaqet që dërguan deri te vrasja.

”Aq sa dini ju portalet, aq dimë edhe ne. Vëllai im ka qenë një njeri shumë i dashur, jo drogirash – iu garantoj që as shijen e alkoolit nuk e di çfarë është”.

”Unë kam komunikuar edhe me gruan e tij dhe me djem. As ata nuk e dinë qysh dhe pse”.

”Iu garantoj që është një njeri shumë i mençur dhe i matur, pa qenë ngushtë diçka ai nuk do të shtinte me armë”.

 

Ai tutje tha se asnjëherë vëllai i tij nuk ka pasur problem me ligjin dhe drejtësinë.

”30 vite bëhen tani që ai jeton në Gjermani, asnjëherë nuk ka qenë në burg që me thënë ka pasur probleme ose diçka”.

Vëllai i të dyshuarit, tha gjithashtu se ngjarja nuk ka ndodhur në vend të punës, sepse vëllai i tij merret me fasadimin e shtëpive.

”Po na habit, pse ai me mbajt armë, që kurrë nuk e kam ditë, nuk e di pse. Por, dalin kamerat dhe videot nëse ka pasur, nuk ka merr menja që pa i ardh aq ngusht që vëllai im ta gjuaj pa marrë parasysh nacionalitetin”, deklaroi gjithashtu Rushiti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat