Humbi në kumar: “Bild” raporton se Rrustem Llapi e vrau serbin për këtë arsye

Gjermania

Humbi në kumar: “Bild” raporton se Rrustem Llapi e vrau serbin për këtë arsye

Më: 30 prill 2024 Në ora: 10:33
Rrustem Llapi e qëlloi për vrasje reperin gjerman me origjinë serbe, Aleks M.

Një borxh prej 15 mijë eurove dyshohet se ka qenë arsyeja pse Rrustem Llapi e qëlloi për vrasje reperin gjerman me origjinë serbe, Aleks M.

Siç raporton tabloidi gjerman Bild të hënën në mbrëmje, shqiptari i dyshuar për vrasje kishte humbur në kumar, sipas burimeve brenda hetuesisë gjermane.

“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”.

“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan tabloidi gjerman.

Prokuroria është duke e hetuar prapavijën e krimit.

“Sfondi i krimit është ende objekt i hetimit”, tha prokurori publik Martin Stucker për gazetën Express.de.

Gjatë këtyre hetimeve do të bëhet e qartë edhe akuza ndaj të dyshuarit kryesor, që është Rrustem Llapi, një 52-vjeçar nga Podujeva. Mediat gjermane shkruajnë se vepra penale ndaj tij mund të jetë vrasje ose vrasje e rëndë.

Rasti i cilësimit të vrasjes së rëndë, ndoshta varet edhe nga fakti nëse mund të vërtetohet se autori ka hyrë në restorant me qëllim për ta vrarë viktimën dhe për këtë arsye mbante me vete armë.

Të hënën, 52-vjeçari u soll para gjykatësit. Ai u mbrojt në heshtje.

Mediat gjermane kanë raportuar të hënën se viktima Aleksandar M. ishte edhe reper dhe i pëlqente të prezantohej në internet si ” gangster” i vërtetë. Ai kultivonte një imazh si biznesmen pasanik, herë pozonte me një Ferrari, herë me xhipa të mëdhenj.

Ndërkaq, Rrustem Llapi është një shqiptar nga Podujeva, i cili në rrjetet sociale publikonte shpesh video në Tik-Tok në të cilat shfaqej herë në Kosovë, e herë në Gjermani. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat