U lëndua derisa ishte duke punuar ndërtimari në Gjermani, familjarët kërkojnë ndihmë financiare për 20-vjeçarin nga Istogu

Gjermania

U lëndua derisa ishte duke punuar ndërtimari në Gjermani, familjarët kërkojnë ndihmë financiare për 20-vjeçarin nga Istogu

Më: 28 maj 2024 Në ora: 19:34
Denis Gjoci

Familja Gjoci nga Istogu ka kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për djalin e tyre, 20-vjeç, i cili ka pësuar lëndime të rënda në Gjermani.

Në njoftimin e bërë nga familja thuhet se Denis Gjoci është rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke punuar në ndërtimari, duke marrë lëndime të rënda trupore.

“Spitali në Gjermani kërkon një shumë të madhe të parave për të vazhduar me operacionin, deri tani ne kemi kryer disa obligime ndaj spitalit, mirëpo shumën tjetër nuk mund ta mbulojmë. Ju lusim që ta postoni këtë foto dhe ju jemi mirënjohës paraprakisht për ndihmën.

Çdo minutë që kalon është i rëndësishëm për ne”, thuhet në njoftimin e familjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat