Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë.
Vetëm në vitin e kaluar numri i punonjësve shëndetësor të punësuar në Gjermani është hiç më pak se 9 mijë e 91, apo një mijë më shumë sesa në vitin 2022.
Instituti GAP ka publikuar shifrat ku tregon trendin e ikjes së mjekëve, ndihmësit medicinalë etj.. për vitin 2019 deri më 2023.
Sipas këtij raporti, në vitin 2019 numri i tyre të punësuar në Gjermani ishte 5 mijë e 440 ndërsa rritje e madhe kemi në vitin paraprak që përfshin mbi 9 mijë sosh.