Sot do t’i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova, Adem Buzhala, i cili humbi jetën tragjikisht nga një aksident.
I riu ishte me qëndrim në Gjermani dhe me origjinë nga komuna e Suharekës teksa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kishin konfirmuar familjarët e tij.
Të njëjtit kanë njoftuar për ceremoninë mortore.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e martë), në ora 17:00 në fshatin Budakovë, në varrezat e lagjes Buzhalë.