Habitet gazetarja: Shqiptarët në Gjermani duan paga më të larta sesa gjermanët, ja sa po e kërkojnë orën

Gjermania

Habitet gazetarja: Shqiptarët në Gjermani duan paga më të larta sesa gjermanët, ja sa po e kërkojnë orën

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Gazetarja Migena Zylali, ishte këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews ku foli për punësimin e shqiptarëve në Gjermani.

Ajo tha se ka raste kur shqiptarët kërkojnë rrogë më të lartë se gjermanët ndonëse nuk e justifikojnë kërkesën e tyre me aftësi.

Ajo tregoi edhe një eksperiencë të sajën me një vajzë nga shqiptari që kërkoi punë në sallonin e saj.

“Unë pata një vajze nga Elbasani e cila donte të punonte. Ajo donte 20 euro orën, pasi ajo tha se kishte 17 vite eksperiencë në Shqipëri dhe kjo i njihej si master. Por që të njihet si master ti duhet të dish veç stilimit të flokëve të grave edhe qethjen e burrave, duhet ti dish të gjitha. Ajo nuk i dinte.

Unë u habita, se unë kam gjermanin që ka 40 vite eksperiencë pune dhe nuk merr aq lekë në orë. Shqiptarët kërkojnë më shumë se sa duhet. Ajo nuk kishte asnjë klient të sajin, meshkujt nuk mund ti qethte dhe kërkonte 20 euro orën. Mua më leverdis më tepër të paguaj dy punonjës gjerman, se të paguaj atë me atë shifër”, tha gazetarja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat