E rëndë/ Përgjaket sfida futbollistike Shqipëri-Itali, qëllohet 6 herë me armë zjarri një shqiptar në Gjermani

Gjermania

E rëndë/ Përgjaket sfida futbollistike Shqipëri-Itali, qëllohet 6 herë me armë zjarri një shqiptar në Gjermani

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 11:45
Autori ende është në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një person është plagosur me armë zjarri gjatë ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Mediat raportojnë se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti që kishte lidhje pikërisht me sfidën Itali-Shqipëri, e cila përfundoi me rezultatin 2-1.

Incidenti ndodhi në rrethin e Moabit, ndërsa i plagosur me armë mbeti një 23-vjeçar, i cili mori një goditje në këmbë.

Autori, i cili ende është në kërkim ka qëlluar me 6 plumba.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat