Një sasi prej 35 ton kokaine është sekuestruar në Gjermani, me një vlerë prej 2.6 miliardë euro.
Ndërsa në pranga janë vënë 8 persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.
Sipas BILD banda drejtohej nga një shtetas turk.
Ndërsa anëtarët e tjerë që u vunë në pranga janë një shqiptar, dy gjermanë, një bullgar, një maroken, dy turq dhe një ukrainas.