Gjermania lajm të mirë për shqiptarët e Kosovës: Nga sot njihet...

Gjermania

Gjermania lajm të mirë për shqiptarët e Kosovës: Nga sot njihet...

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se sot futet në fuqi “Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë” (StARModG).

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Jeni liruar më herët nga shtetësia e Republikës së Kosovës? Nga sot e tutje, mund ta fitoni atë duke e mbajtur edhe shtetësinë gjermane”, ka shkruar Ajeti.

Po ashtu edhe në njoftimin e faqes së Ambasadës së Kosovës në Gjermani bëhet e ditur se me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane.

“Pas kësaj date, ish-shtetasit e Republikës së Kosovës që e kanë dorëzuar shtetësinë kosovare për të marrë atë gjermane mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në vegzën në vijim, mund t`i gjeni të gjitha informacionet mbi procedurën për fitimin e shtetësisë së Kosovës – Këtu.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat