Mario Lamaj, sipërmarrësi i cili ka 10 vite që jeton në Gjermani, tha në “Good Morning Albanians” se me ligjin e ri ka aplikuar për marrjen e shtetësisë gjermane.
Ai tha se për të bërë këtë ka disa kritere, së pari siç u shpreh ai është një test me 300 pyetje, ndërsa shtoi se gjuha dha pavarësia financiare janë gjithashtu të rëndësishme.
“Duhet të kalosh një test, me ligjet dhe historinë e Gjermanisë. Është një test me 300 pyetje, nga të cilat duhet ti përgjigjesh 30 pyetjeve. Për ata që kanë vite që jetojnë në Gjermani është e lehtë. Gjithashtu duhet certifikatë me nivelin e gjuhës B1.
Gjithashtu duhet të mbulosh të gjithë të ardhurat e jetesës vetë. Të mos kesh ndihma sociale”,-tha ai.