Nga pastrues në hotele e bare, tashmë deputet në Gjermani/ Balidemaj: Fillimi ka qenë shumë i vështirë

Gjermania

Nga pastrues në hotele e bare, tashmë deputet në Gjermani/ Balidemaj: Fillimi ka qenë shumë i vështirë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 09:32
Delija Balidemaj

Delija Balidemaj është një shqiptar nga Plava e Gucia, i cili tashmë ka arritur sukses në politikën gjermane, pasi është deputet në parlamentin e Mynihut.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Balidemaj u shpreh se fillimi në Gjermani ka qenë shumë i vështirë. Balidemaj tha se fillimisht ka punuar pastrues në hotele dhe bare.

Balidemaj deklaroi se u anëtarësua në Partinë e Gjelbër, pasi sipas tij, kjo forcë politike në atë kohë, mbronte të drejtat e emigrantëve.

“Unë kam ardhur drejt e në Mynih, jetoj këtu prej atëherë. Kanë qenë shumë të vështira, nuk njihnim gjuhën, edhe kulturën nuk e njihnim. Halli na solli në një moment të tillë. Ishte me të vërtetë shumë e vështirë. Jetonim në një shtëpi me kushte shumë të rënda. Unë dhe zonja ime punonim në një hotel, pastronim. Punën e lamë, u kthyem në dhomën tonë. Kam hyrë në Partinë e Gjelbër, tregon momentin tim emocional dhe shkakun pse unë në atë kohë u futa në politikë. Në atë kohë ishte partia që në sytë e mi, mbronte të drejtat e të huajve dhe luftonte për ato. Ndaj edhe e bëra zgjedhjen e tillë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat