Në Augsburg të Gjermanisë u organizua Manifestim kulturorë e letrarë me karakter promovues

Gjermania

Në Augsburg të Gjermanisë u organizua Manifestim kulturorë e letrarë me karakter promovues

Nga: Mislim Berisha Më: 1 tetor 2024 Në ora: 15:49
Nga vendi i ngjarjes

Në organizim të Klubit Letrarë Martin Camaj dhe të FC Alba, Dega për Kulturë u mbajt manifestimi kulturorë e latrarë me karakter promovues. Me këtë rast u promovuan tre libra të rinj të poetëve Sylë Bajrami, Lumni Nimani e të poetes së re, Lorina Nebihi.

Në prani të mysafirëve të ftuar, ora letrare u hap me një minutë heshtje në nderim të poetëve Fran Tanushi e Halil Kqiku të cilët fizikisht nuk janë më në mesin tonë. Të dy poetët kanë jetuar në Augsburg nga njëra anë duke dhënë kontributin e tyre letrarë e poetik por edhe kontributin e tyre në organizimin e jetës shoqërore shqiptare.

Pastaj, në emër të Krytearit të KLMC, z. Bashkim dhe përgjegjësit për kulturë, z. Sami Kuqi, z. Mislim Berisha i përshëndeti dashamirët e artit të shkruar, poetët, nxënësit si dhe mysafirët nga jeta shoqërore e politike si, Ministrin e Shtetit Shqiptar, Taulant Balla, Deputeten e Bundestagut, znj. Ulrike Bahr, Konsullin e Republikës së Kosovës z. Afrim Nura, Konsullen e Republikës së Shqipërisë, znj. Gentiana Mburimi, Ansambleistin e Augsburgut, z. Matthias Fink, Anëtarin e Presidiumit të Paneuropaunion për Gjermani, z. Christian Hofferer, ish Deputeten e Republikës së Kosovës, znj. Saranda Musliu si dhe të gjithë të pranishmit tjerë nga jeta shoqërore e politike.

Image
Nga vendi i ngjarjes

Pas fjalimeve të rastit kushtuar orës letrare, organizatorëve dhe poetëve nga z. Balla, znj. Bahr, z. Nura, znj. Mburimi e z. Fink, ora letrare vazhdoi me promovimin e librave.

Poeti Malush Mrasori bëri një rezyme nga jeta dhe vepra e poetit Sylë Bajrami dhe librit në promovimNËN HIJEN E FJALËS. Për jetën dhe veprën e poetes së re, Lorina Nebihi dhe për librin e saj SHKRUAJ ME PENË DARDANE, foli arësimtarja e shkollës shqipe në Augsburg, znj. Ardita Sokoli duke vazhduar pastaj me poetin Lumni Nimani i cili bëri një rezyme të librit të tij të botuar sëfundi me titull DRITËLOTËT E SHPIRTIT.

Në vazhdim, për artdashësit prezent, poetët Sylë Bajrami, Lorena Nebihi e Lumni Nimani lexuan disa poezi nga librat e tyre të promovuar. Këtë orë letrare e bagatuan edhe më tepër nxënësit nga shkolla shqipe të cilët ishin prezënt dhe recituan poezi nga autorët të cilët promovuan librat e tyre të botuar.

Pastaj me poezi prezantuan edhe poetët tjerë të cilët lexuan poezitë e tyre si Hamza Halabaku, Kujtim Mulaj, Lumturie Sadikaj, Fatime Haxha-Peci, Ganimete Shala-Nitaj e Gazmend Dashi. Programi kulturore e letrarë si dhe poezitë u përcjelënl me muzikë të përgatitur nga z. Fatmir Gjaka.

Programi kulturorë e letrarë u përmbyll nën emocionet e pashmangshme të të gjithëve që iishin prezent, me këngën e këngëtares 9 vjeqare, Aolona Nebihi titulluar „Engjulli i Lirisë - Leotrim Ahmeti“.

Pas programit kulturorë me karakter promovues bashkatdhetarët e mysafirët qëndruan gjatë në dialog me njëri tjetrin si dhe shkëmbyen ide të organizimeve të përbashkëta në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat