Kërkesa e diasporës për heqjen e shtetësisë serbe nga Gjermania, deklarohet MPJD

Gjermania

Kërkesa e diasporës për heqjen e shtetësisë serbe nga Gjermania, deklarohet MPJD

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 12:48
Ilustrim

Diaspora shqiptare në Gjermani, i ka drejtuar një kërkesë kancelarit Olaf Scholz, për ndryshimin e ligjit për shtetësinë. Kërkesa u adresua përmes Organizatës së Akademikëve dhe Studentëve Shqiptarë në Hamburg.

Diaspora po kërkon heqjen e shtetësisë serbe për kosovarët në Republikën Federale të Gjermanisë.

Përmes një letre, kjo organizatë konsideron se kjo praktikë vazhdon të aplikohet edhe pas ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Derisa, rreth kësaj problematike është deklaruar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

MPJD-ja thekson se janë në dijeni të këtij problemi.

Qeveria e Kosovës është në dijeni të këtij problemi dhe përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatave tjera në këtë shtet ka kërkuar në vazhdimësi nga institucionet relevante gjermane korrigjimin e këtij fenomeni, ku shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët posedojnë shtetësinë e Kosovës, duhet të regjistrohen nga institucionet gjermane vetëm si shtetas të Republikës”, thuhet në përgjigje.

Derisa dje rreth kësaj kërkese janë deklaruar edhe nga Qeveria e Gjermanisë.

Zyra e Kancelarit Scholz nuk e konfirmoi pranimin e një letre të dërguar nga Organizata e Akademikëve dhe Studentëve Shqiptarë në Hamburg.

“Nuk mund të konfirmojmë marrjen e letrës që ju e përshkruani”, ka thënë një zëdhënëse e qeverisë gjermane.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat