“U prekën mijëra mërgimtarë”, Ambasada e Kosovës në Gjermani del me një njoftim të rëndësishëm

Gjermania

“U prekën mijëra mërgimtarë”, Ambasada e Kosovës në Gjermani del me një njoftim të rëndësishëm

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 11:17
Ambasada e Kosovës në Gjermani

Shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Kosovës të regjistruar me automatizëm edhe si shtetas të Serbisë në komuna të ndryshme gjermane.

Kështu njofton Ambasada e Kosovës në Gjermani duke thënë se kjo erdhi si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme dhe angazhimit diplomatik.

Siç thuhet në njoftim, “ky problem i trashëguar prej më shumë se 16 viteve ka prekur dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, duke iu shkaktuar probleme në forma të ndryshme”.

“Nga takimi ynë i radhës me Bernd Krösser, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, pranuam konfirmimin zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi të kamotshëm”.

Shumë shpejt do të ketë informata mbi përmirësimin praktik të këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat