AAK formon degën e saj në Berlin të Gjermanisë

Gjermania

AAK formon degën e saj në Berlin të Gjermanisë

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 19:26
Foto nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani, ka formuar degën e saj në Berlin, në vazhdën e formimit të degëve gjithandej Gjermanisë.

Kështu ka bërë të ditur kreu i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj.

“Në kuadër të rritjes dhe fuqizimit të Aleancës në Gjermani, sonte formuam Degën në Berlin. Kryetar i Degës së Aleancës në Berlin u zgjodh Brendon Duraku, nënkryetar Kreshnik Yberhysaj, sekretar Astrit Hamzaj, koordinator Avdi Taflaj, financiar Safet Osmanaj. Kurse, anëtarë të Kryesisë u zgjodhën: Besfort Taflija, Arjanit Shoshi, Beslim Hoxhaj dhe Gazm Muslija”, tha Blakaj.

Blakaj, sipas një njoftimi nga ana e AAK-së, ka kërkuar mobilizim dhe angazhim shtesë të diasporës në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025.

“Në këtë takim fola për organizimin e AAK-së në Gjermani, si dhe për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 9 shkurt 2025. Po ashtu, diskutimeve, Can Tahiri, koordinator për diasporën e AAK-së dhe Selim Hoti, kryetar i AAK-së për Bajern, të cilët kërkuan mobilizim dhe angazhim edhe më të madh të diasporës në Gjermani”, është shprehur Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat