Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar Gjermaninë.
Ai ka marr pjesë në kuvndin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Nurnberg, ku edhe u zgjodh kryesia e re.
Kështu bëri të ditur, kryetarja e degës së LDK-së në Byern, Saranda Musliu e cila edhe publikoi disa fotografi nga ky takim.
Njoftimi i plotë:
LDK Nürnberg
Mërgata po vazhdon të dëshmojë lidhjen e saj të fortë dhe të qëndrueshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kuvendi e djeshme në Nürnberg e pasqyroi më së miri këtë përkushtim.
Kishim kënaqësinë e veçantë të mirëprisnim në mesin tonë ish-kryeministrin, deputetin Avdullah Hoti, i cili ndau me ne mesazhe inkurajimi dhe mbështetje për mergaten. Takimi me të na afroi më shumë me zhvillimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për të ardhmen e Kosovës.
Po ashtu, u mbajt kuvendi zgjedhor i nëndegës së LDK-së në Nürnberg, ku përmes një procesi të hapur e demokratik, anëtarët votuan për kryesinë e re. Me votë unanime, për kryetar u zgjodh z. Faruk Tafaj, nënkryetar Hamëz Morina I urojmë përzemërsisht dhe i dëshirojmë suksese në këtë detyrë, me synimin për një bashkëpunim të sinqertë e konstruktiv për të forcuar komunitetin tonë dhe për të përkrahur vlerat e LDK-së.
Na priftë e mbara