Avdullah Hoti zhvillon vizitë në Gjermani, LDK me kryetaren Saranda Musliu, mbajtën kuvendin zgjedhor të nëndegës në Nurnberg

Gjermania

Avdullah Hoti zhvillon vizitë në Gjermani, LDK me kryetaren Saranda Musliu, mbajtën kuvendin zgjedhor të nëndegës në Nurnberg

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 08:36
LDK

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar Gjermaninë.

Ai ka marr pjesë në kuvndin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Nurnberg, ku edhe u zgjodh kryesia e re.

Kështu bëri të ditur, kryetarja e degës së LDK-së në Byern, Saranda Musliu e cila edhe publikoi disa fotografi nga ky takim.

Njoftimi i plotë:

LDK Nürnberg

Mërgata po vazhdon të dëshmojë lidhjen e saj të fortë dhe të qëndrueshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kuvendi e djeshme në Nürnberg e pasqyroi më së miri këtë përkushtim.

Kishim kënaqësinë e veçantë të mirëprisnim në mesin tonë ish-kryeministrin, deputetin Avdullah Hoti, i cili ndau me ne mesazhe inkurajimi dhe mbështetje për mergaten. Takimi me të na afroi më shumë me zhvillimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për të ardhmen e Kosovës.

Po ashtu, u mbajt kuvendi zgjedhor i nëndegës së LDK-së në Nürnberg, ku përmes një procesi të hapur e demokratik, anëtarët votuan për kryesinë e re. Me votë unanime, për kryetar u zgjodh z. Faruk Tafaj, nënkryetar Hamëz Morina I urojmë përzemërsisht dhe i dëshirojmë suksese në këtë detyrë, me synimin për një bashkëpunim të sinqertë e konstruktiv për të forcuar komunitetin tonë dhe për të përkrahur vlerat e LDK-së.

Na priftë e mbara

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat