Shoqata Kulturore Sportive Shqiptare “Shqiponja“ Traisen, organizon mbrëmje festive për ditën e Flamurit

Gjermania

Shoqata Kulturore Sportive Shqiptare “Shqiponja“ Traisen, organizon mbrëmje festive për ditën e Flamurit

Nga: MIFTAR ZAGRAGJA Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Kemi nderin t’ju ftojmë për pjesëmarrje në manifestimin kulturor me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Të nderuar bashkë-atdhetarë me qëndrim të përkohshëm këtu në Austri dhe kudo që jeni.Ftoheni të merrni pjesë në Manifestimi qëndror për shënimin e vjetort të Pavarësisë së Shqipërisë.

Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.

Këta aktivistë, bashkatdhetarë tanë, meritojnë respekt pasi që me punën e tyre treguan se si duhet të punohet me dashur e përkushtim për nder të atdheut.

Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.
Mërgata shqiptare (Diaspora shqiptare) të ruajmë edhe identitetin, gjuhën, kulturën dhe traditën tonë kombëtare.

Sidomos tek të rinjtë këtu në diaspore, për t’u marrë me aktivitete të mirëfillta kulturore.

Njofton:

Të shtunën më 16 Nëntor 2024,në orën 15:00.

Adresa: Volksheim 3160 Traisen

Ardhja juaj është nder për ne.

Jeni të mirëseardhur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat