Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë

Gjermania

Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 15:08
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatdhetar në Këln.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se edhe ata iu bashkuan PDK-së për ta bërë Kosovën më mirë.

“Edhe bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë. Vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne. Ajo është forca kombëtare që e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohët më të vështira”, ka shkruar kandidati për kryeministër.

Tutje, Hamza shton se sot ata kanë nevojë për diasporën si partnere aktive në transformimin e ekonomisë së vendit.

Sot kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit tonë.  Angazhimi i përbashkët është çelësi për ta bërë Kosovën më të mirë dhe më të fortë!”, shkroi Hamza.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat