Bashkëshortja e ambasadorit të Kosovës në Gjermani, njëkohësisht ambasador jorezident në Danimarkë, Faruk Ajetit, Resa Kurbogaj Ajeti, ka marrë vëmendje me fustanin e saj në pritjen vjetore të Vitit të Ri, të organizuar nga Lartëmadhëria e Tij, Mbreti i Danimarkës Frederik X, dhe Lartëmadhëria e Saj, Mbretëresha Mary, për shefat e misioneve diplomatike në Kështjellën Christiansborg në Kopenhagë.
Ajo zgjodhi të vishte një fustan pothuajse të ngjashëm me atë që e kishte veshur në festën për trupin diplomatik, vitin e kaluar, Resa Kurbogaj Ajeti u paraqit me një fustan të bardhë me një fjongo të madh të zi në shpinë në ndejën e Vitit të Ri në Danimarkë të hënën.
Gruaja e ambasadorit tha për BILLED-BLADET, se fustani ishte krijuar nga një stilist nga Kosova.
Të njëjtin fustan, veç të zi me fjongo të madhe të bardhë, Resa e pati të veshur vitin e kaluar