Ambasadori Ajeti takohet me presidentin gjerman në pritjen për Vit të Ri: Zemra e Kosovës rreh për Europën

Gjermania

Ambasadori Ajeti takohet me presidentin gjerman në pritjen për Vit të Ri: Zemra e Kosovës rreh për Europën

Më: 15 janar 2025 Në ora: 11:57
Pamje nga takimi

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, gjatë pritjes për Vit të Ri të trupit diplomatik atje.

Ajeti shkroi se Kosova mbetet besnike ndaj kursit transatlantik.

“Falënderime të përzemërta, Z. President Steinmeier, për mikpritjen e ngrohtë të Trupit Diplomatik për Vitin e Ri në Schloss Bellevue.

Zemra e Kosovës rreh për Evropën dhe mbetet besnike ndaj kursit transatlantik”, ka shkruar Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat