Gazetarja shqiptare në Berlin, Vjollca Hajdari, ka folur për deklarimet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë në raport me Ukrainën dhe zgjedhjet në Gjermani.
Hajdari tha se nga ana e politikanëve gjermanë, mediat dhe popullata gjermane por edhe komunitetet tjera që jetojnë në Gjermani, deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, do përcjellen me vëmendje.
“Natyrisht që deklaratat e Trumpit, lufta në Ukrainë por edhe fjalimi i nënkryetarit të ShBA-ve, J.D Vance, më të vërtetë kanë krijuar një indinjatë të thellë”.
“Politikanët gjermanë janë të irrituar por edhe të shqetësuar dhe secili prej tyre është shprehur në mënyrën e tij”, tha Hajdari në Edicionin Special.
Më tej, ajo tha se politikanët gjermanë po i preokupon edhe interferimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet që do të mbahen në Gjermani.