Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli ka treguar shifra shqetësuese nga kjo komunë sa i përket përhapjes së coronavirusit.
“Nga 123 mostra të testuara për ditën e sotme 63 kanë dalë pozitive ndërsa 60 negative”, thotë Xhemajli .
Ai thotë se në Gjilan momentalisht janë mbi 400 raste aktive ndërsa 74 qytetarë nga kjo komunë kanë humbur jetën në përballje me coronavirusin.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit thotë se për dallim nga komunat tjera, ata presin rezultatet para se personat e vdekur të varrosen nën dyshimin se kanë coronavirus.
“Nëse dalin pozitiv, procedurat e varrimit vazhdojnë sipas protokolleve që përcakton IKSHPK”.
Kujtojmë, pas Prishtinës, deri më tani Gjilani është komuna më e prekur në Kosovë nga coronavirusi.