Qytetarët vazhdojnë të jenë të rrezikuar në trafikun rrugor, për shkak të pakujdesisë së shoferëve.
E për këtë në rrugët e Gjilanit, janë shtuar njësitë të Policisë së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ekipet e Policisë së Republikës, pas marrjes së shqetësimeve të qytetarëve lidhur me mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes nga ana e shoferëve të pandërgjegjshëm, kanë dalë në terren, aty ku janë paraqitur këto shqetësime, për t’i siguruar qytetarët, që nga tani e tutje, do të ketë monitorim më të madh për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe nuk i përshteten shpejtësisë së lejuar brenda hapësirave të qytetit.
Faleminderit institucionit të besueshëm, Policisë së Kosovës, për gatishmërinë e tyre për t’i marrë në konsideratë brengat e qytetarëve tanë!