Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka publikuar emrat e pesë kandidatëve për deputetë nga qyteti i Gjilanit.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të jenë pesë kandidatë për deputetë nga komuna e Gjilanit.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haziri ka bërë të ditur se në garë për deputetë janë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi dhe Ramiz Ramadani.
“Njëkohësisht, i prezantuam edhe pesë kandidatët tanë për deputetë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani. Pa LDK, s’ka as zgjidhje as zgjedhje. Roli i LDK-së është zhvillimi, ndërtimi dhe ruajtja e Republikës. LDK është e madhe. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haziri.