Gjilan – 132 raste aktive me coronavirus

Gjilani

Gjilan – 132 raste aktive me coronavirus

Më: 15 janar 2021 Në ora: 10:38
Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19

Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së përballjes me COVID-19.

Ismajli ka bërë të ditur se Gjilani ka aktualisht 132 raste aktive me COVID-19, derisa ka bërë apelin tek qytetarët që t’i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

“Edhe pse kemi më pak raste aktive krahasuar me disa javë më parë, kjo nuk na bënë që të ndihemi komod. Vetëm duke i respektuar masat anti-COVID-19, maskë, distancë dhe pastrim duarsh, mund ta parandalojmë përhapjen e infeksionit”, ka thënë Ismajli.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është kjo: nga 8507 mostra, 3237 kanë rezultuar pozitivë, 2999 janë shëruar, 99 e kanë humbur betejën, raste aktive janë 132, të hospitalizuar janë 19 pacientë dhe 78 mostra në pritje për rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat