Akademia për Rugovën/LDK mbush Teatrin e Gjilanit

Gjilani

Akademia për Rugovën/LDK mbush Teatrin e Gjilanit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:32
LDK

Në akademinë përkujtimore për ish-presidentin, Ibrahim Rugova po marrin pjesë më shumë se 50 persona, e cila është në kundërshtim me masat e fundit të qeverisë.

Në këtë akademi që është duke u mbajtur në Teatrin e Qytetit të Gjilanit në kuadër të festivalit “Flaka e Janarit”, sipas pamjeve, janë duke marrë pjesë, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe zyrtarë të tjerë.

Në kuadër të masave të reja të qeverisë të miratuara më 15 janar të këtij viti, për luftimin e pandemisë COVID-19, thuhet se të gjitha tubimet publike të organizuara në hapësira publike të të gjitha formave, ndalohen në jo më shumë se 50 persona, me përjashtim të rasteve të lejuara më ketë vendim.

Po ashtu, Komuna e Gjilanit bënë pjesë në komunat me rrezik të ulët dhe që në nënmasën 35.6 theksohet se institucionet vartëse të MKRS-së lejohet të punojnë deri në orën 22:00 duke e shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës përkatëse për të gjitha aktivitetet.

Deri më tani, në vendin tonë, janë regjistruar mbi 56 mijë raste me COVID-19, mbi 49 mijë të shëruar dhe mbi 1 mijë viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat