Simpatizantë të Vetëvendosjes kanë nis festën në qytete të ndryshme.
Në qytetin e Gjilanit janë zgjedhur surlet e tupanët e vallet tradicionale nga disa qytetarë që kanë dalë në rrugë.
Sipas të gjitha exitpolleve VV është fituese e këtyre zgjedhjeve. Zyrtarisht vetë VV ende nuk ka reaguar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 19:00 kanë votuar 46.90 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.