Rajoni i Gjilanit është lëkundur nga një tërmet rreth orës 16:46 me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.
Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit.
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit.
Sami Spahiu, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, tha se tërmeti që ndodhi pasditën e shtune në rajonin e Gjilanit, me epiqendër në Malishevë e Uglarë, nuk ka shkaktuar dëme materiale.
Ai apelon tek qytetarët të mos përhapin panik.