Arbër Ismajli erdhi në një reagim të rëndë për Qeverinë në detyrë për kufizimet dhe denimet e gastronomëve, qytetarëve dhe bizneseve.
Madje ai shtoi se politikanët tanë nuk duhet vënë represion ndaj tyre.
Ja edhe reagimi i tij i plotë:
“Qeveria në detyrë duhet të bëhet më serioze dhe të shkojë më faqebardhë nga verdikti final i sovranit. Ministria e Shëndetësisë, nuk duhet t’i pengojë edhe më tutje gastronomët, bizneset dhe qytetarët, sidomos pas gjendjes shkatërruese socio-ekonomike nga pandemia.
Politikanët tanë nuk duhet vënë represion ndaj këtyre kategorive, e sidomos ndaj gastronomëve, sepse presioni i bizneseve dhe qytetarëve është akumuluar pas grumbullimeve të thirrura nga vetë grupet politike nëpër fushatë. Durimit i ka ardhur fundi, dhe gastronomët, qytetarët dhe bizneset nuk presin më gjatë.
Presioni ndaj qytetarëve përkthehet në presion ndaj qeverisë. Është momenti i fundit kur duhet ta ktheni kokën nga ky sektor e ta shikoni si një aset të vendit i cili eshte një hap para falimentimit!” - ka deklaruar, Ismajli.