Spitali i Gjilanit është bërë me një makinë PCR për të infektuarit me COVID-19, këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abott.
Ai ka thënë se Britania do t’i qëndrojë afër Kosovës në përpjekjet e saj për të mposhtur koronavirusin.
“Vazhdojmë t’i qëndrojmë përkrah Kosovës në përpjekjet e saj për ta mposhtur Covid-19.
Në kuadër të projektit tonë me UN Kosovo Team, po rritim kapacitetet e testimit. Sot patëm mundësinë të dorëzojmë një makinë PCR në Gjilan, duke rritur kapacitetet e testimit. Rritja e kapacitetit rajonal të testimit është jetike për të zbuluar se ku virusi po përhapet më shpejt, kështu që mund të thyejmë zinxhirët e transmetimit dhe të shpëtojmë jetë”.