Bejtullah Zymberi nga Burinca e Gjilanit është ndarë nga jeta të ënjtën në moshën 66 vjeçare.
Bejtulla Zymberi ishte një nga aktivistët e parë të LDK-së dhe pothuajse asnjëherë nuk është ndarë nga aktivitetet politike dhe ato humanitare.
Ishte në ballë të çdo aksioni kur ishin në pyetje interesat e popullatës.
Bejtullah Zymberi me profesion ishte historian ndërsa qyteti i Gjilanit e ka njohur edhe si biznesmen, meqë një kohë të gjatë është marrë edhe me këtë veprimtari.