Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shëndetësisë, si pasojë e pandemisë “COVID 19”, për periudhën kohore njëjavore 21 prill 2021 deri me 27 prill 2021, në tërë rajonin Gjilanit, kanë shqiptuar gjithsej gjashtëqind e pesëdhjetë e katër (654) fletëparaqitje për mosrespektim të këtyre masave.
Në raste të veçanta, Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar, në kontrolle të lokaleve hoteliere ku janë mbajtur organizime të ndryshme duke mos i përmbushur masat anti –COVID 19 të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës .
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë.
Në dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore.