Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se lakorja e infeksionit me COVID-19 në këtë komunë ka rënie të madhe.
Megjithkëtë, ai thotë se vaksinimi duhet të vazhdojë.
“Ruajeni vetën dhe familjen tuaj, përmes bartjes së maskave, mbajtjes së distancës e higjienës personale.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20738 mostra, 6326 kanë rezultuar pozitivë, 6047 janë shëruar, 140 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 139 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 29 dhe 64 mostra në pritje për rezultat”, shkruan Haziri në Facebook.