Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes gjilanase, Shahini, për vdekjen e Zekirja Shahinit, biznesmenit dhe përfaqësuesit të FFK-së në Zvicër.
Ai në telegram mes tjerash ka shkruar se Zoti e deshi atë më shumë se Gjilani e Kosova, andaj edhe e mori herët, por ai veçse e kishte vulosur dashurinë dhe memorien e përhershme për Gjilanin.
Më poshtë edhe postimi i plotë i Hazirit:
Zoti e deshi më shumë se familja e tij, Gjilani e Kosova!
E dashur familje Shahini,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjilanasit tonë e mikut tim të shtrenjtë, Zekirja Shahini, i cili ishte përfaqësues i FFK’së në Zvicër.
Zekirja Shahinin do ta kujtojmë përgjithmonë se një djalë e profesionist të jashtëzakonshëm dhe atdhetar të madh.
Ai pati jetë të shkurtër, por me vulë e memorie të përhershme në Gjilan, Kosovë e kudo që jetojnë shqiptarët.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Shahini, kolegëve të FFK’së, shokëve e farefisit.
Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!