Vaksinohet Lutfi Haziri

Gjilani

Vaksinohet Lutfi Haziri

Më: 14 maj 2021 Në ora: 13:04
Lutfi Haziri

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, sot ka pranuar 640 doza të vaksinës AstraZeneca.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se prioritet është grup mosha mbi moshën70 vjeçare, të cilët janë regjistruar, por që nuk janë vaksinuar akoma.

“Ekipet e vaksinimit do t’i kontaktojnë qytetarët mbi moshën 70-vjeçare sipas planit dinamik të vaksinimit. Ndërkaq, kërkojmë nga qytetarët mbi moshën 65 vjeçare që të fillojnë të regjistrohen për vaksinim në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare. E kemi bërë planin që të mos shkaktohet tollovi në këtë proces të ruajtjes së shëndetit publik”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Gjilanit bëri të ditur se vaksnimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Ramiz Cernica”, në rrugën “Pajazit Ahmeti” (afër tregut të rërës).

Përndryshe, në fazën e parë janë vaksinuar 1377 qytetarë, përkatësisht të moshës mbi 75 vjeçare, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë.

Ndërkaq, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20916 mostra, 6373 kanë rezultuar pozitivë, 6146 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 83 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 23 dhe 61 mostra në pritje për rezultat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat