Pas disa takimeve të mbajtura online mes stafit të Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, menaxhmentit, stafit akademik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe menaxhmentit dhe stafit akademik të SAMK- Satakunta University of Applied Sciences në Suedi, sot u realizua nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy Universiteteve nga Rektorët Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Prof. Jari Multisilta
Kjo Marrëveshje përcakton në mënyrë të përgjithshme fushat e bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe SAMK- Satakunta University of Applied Sciences në Suedi siç janë:
shkëmbimi i studentëve; stafit akademik;
aktivitetit hulumtues shkencor,
aplikimin në projekte të përbashkëta si dhe programe të përbashkëta studimi.
Zyrat e bashkëpunimit ndërkombëtar të dy Universiteteve, do të jenë në kontakt të vazhdueshëm për realizimin e të gjitha aktiviteteve që dalin nga kjo Marrëveshje.