Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur se komuna që ai drejton për herë të parë pas disa muajsh nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus.
Aktualisht janë 40 raste aktive dhe kryetari Haziri tha se qytetarët duhet të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm deri në vaksinim dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së për mbrojtje nga kjo sëmundje e rrezikshme.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në komunën e Gjilanit janë regjistruar 6401 raste pozitive.
Prej tyre 6215 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar janë 16 persona, dhe 86 mostra në pritje për rezultat.