Deputeti i Vetëvendosjes, Alban Hyseni ka adersuar problemet e lagjes së Ramiz Cërnica në Gjilan duke thënë se në këtë lagje nuk është rregulluar infrastruktura si mbeturina, mungesë të rrjetit të kanalizimeve për ujërat e zeza e derdhje sipërfaqësore e tyre, rrugë të pashtruara që vështirësojnë qarkullimin e banorëve.
Ai ka thënë se për të gjitha këto qytetit të Gjilanit i mungon qeverisja e mirë për secilin e për të gjithë.
Postimi në Facebook:
LAGJJA RAMIZ CËRNICA ME SHUMË PROBLEME E PA TRAJTIM NGA INSTITUCIONET KOMUNALE
Mbeturina, mungesë të rrjetit të kanalizimeve për ujërat e zeza e derdhje sipërfaqësore e tyre, rrugë të pashtruara që vështirësojnë qarkullimin e banorëve, janë këto vetëm disa nga shumë probleme që gjetën në lagjen Ramiz Cërnica përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga qendra në Gjilan, në vizitën e realizuar në këtë pjesë të qytetit.
Gjilanit i mungon qeverisja e mirë për secilin e për të gjithë.