Sot është 1 Qershori Dita e Fëmijëve.
Andaj si simbolikë për shënimin e kësaj dite, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot i ka dorëzuar pozitën e kryetarit Festinë Destanit, e cila do ta ushtrojë detyrën për 24 orë, së bashku me stafin e zgjedhur të saj, që të gjithë fëmijë.
Postimi në Facebook:
Në Ditën e Fëmijëve, sot ia dorëzova detyrën e kryetarit të Gjilanit Festinë Destanit, e cila do ta ushtrojë për 24 orë. Kjo është traditë e punës në zyrën time, pasi në vitin 2001 ia pata dorëzuar detyrën Egzon Bajramit, asokohe dhjetë vjeçar.
Viti 2021 në Gjilan i kushtohet personave me nevoja të veçanta dhe sot është zgjedhur një fëmijë i kësaj kategorie që ta ushtrojë detyrën e kryetarit, e ndihmuar nga stafi që janë nga të gjitha komuninetet pakicë.
Gjilani është shembulli më i mirë i respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të komuniteteve. I uroj punë të mbarë kryetares së Gjilanit, Festinë Destani, dhe stafit të saj.
Përbërja e fëmijëve që u bënë sot me ‘pozita’ udhëheqëse është kjo:
Festinë Destani – kryetare e Komunës së Gjilanit
Shpëtim Syla – nënkryetar
Anxhelina Ramadani – nënkryetare për komunitete (komuniteti rom)
Mateja Stanojkovic – shef i kabinetit (komuniteti serb)
Bunela Sllamniku - asistente (komuteti turk)