Ende vazhdojnë të mbeten prezente pasojat nga vërshimet mbrëmjes së 27 majit në Sllubic e Pogragjë të Komunës së Gjilanit.
Si shkak i reshjeve të mëdha të shiut janë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, toka e kafshë konkretisht, por fatmirësisht jo edh enë njerëz në fshatrat Sllubic e Pogragjë.
Derisa shumica e banorëve të këtyre fshatrave kanë mbetur të ngujuar si shkak i vërshimit të 6 urave.
E banorët e rreth 30 shtëpive të vërshuara po vazhdojnë të kërkojnë mbeshtetje nga komuna e qeveria.
Derisa vërshimet morrën me vete edhe rreth 300 pula e zogj e 12 qingja, të cilat janë evidentuara deri tash.
Artan Fetahu, kryetar i fshatit Pogragjë, tregoi se janë duke u punuar në evidentimeve e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet si shkak i reshjeve të mëdha të shiut.
“Akoma nuk kemi ndonjë shifër të dëmeve të shkaktuara, derisa po vazhdon evidentimi i saktë i tyre”, tha Fetahu.
Ai tregoi se sipas informacioneve janë dëmtuar 30 shtëpi, 6 ura, sipërfaqe të mbjellura,
300 pula e zogj, 12 qingja e gjësendje tjera vlera e të cilave është e madhe,
Nga ana tjetër Komuna e Gjilanit ka angazhua rnjë kompani për rregullimin e përkohshëm të urave me gypa dhe hapjen e rrugës.
Derisa banorët po presin mbështetje nga Qeveria e Kosovës.