Blegtori nga Shillova e Gjilanit, Shemsedin Arifi, ishte cak i hajnave, duke iu vjedhur kështu lopa që e kishte blerë së fundmi.
Ai tha se lopën ia kishin vjedhur mëngjesin e ditës së djeshme.
Megjithatë e gjeti pak orë më vonë në Përlepnicë, por fatkeqësisht jo gjallë.
“E gjeta, duke i përcjell gjurmët kah ka ecur lopa, e gjeta në gjendje të masakruar, të prerë”, tha Arifi.
Megjithatë, hajnat nuk arritën ta merrnin mishin me vete.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se forcat e rendit dolën në terren dhe arrestuan një person, derisa edhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mishi i është kthyer familjes Arifi, por sipas kryefamiljarit, kjo nuk është hera e parë që vizitohen nga hajnat.
Një gjë e tillë ndodhi edhe rreth një vit me parë, ku njëri djalë i kësaj familjeje kishte pësuar lëndime trupore, duke tentuar që t’i ndalonte hajdutët.
Ua mbylli derën duke lënë tri lopë në stallë, por kur u zgjua, gjeti një më pak.