Hidromorava në Gjilan ka njoftuar se pas një sanimi të një defekti, atje uji konsumatorëve do t'ju shkojë me ngjyrë, derisa ky problem do të zgjidhet mjaft shpejt.
"Pas sanimit të defektit në valvulat kryesor të gypit 400 mm, në lagjën Dheu i Bardhë , uji në rubinetat tuaja do të jetë me ngjyrë, por kjo nuk duhet të ju shqetësojë, sepse vetëm pas disa minutave uji do të jetë pa ngjyrë si rezultat i zbrazjes së sasisë që ka mbetur në gypa gjatë sanimit të defektit.", thuhet në njoftimin e kompanisë në Facebook.
Postimi i plotë:
KRU "HIDROMORAVA" SH.A. GJILAN
NJOFTIM
Të nderuar konsumatorë!
Pas sanimit të defektit në valvulat kryesor të gypit 400 mm, në lagjën Dheu i Bardhë , uji në rubinetat tuaja do të jetë me ngjyrë, por kjo nuk duhet të ju shqetësojë, sepse vetëm pas disa minutave uji do të jetë pa ngjyrë si rezultat i zbrazjes së sasisë që ka mbetur në gypa gjatë sanimit të defektit.
Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni
Tel:044983071, fix:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.
Ju faleminderit për mirëkuptim