Vala e nxehtit të madh në muajin e fundit që ka përfshirë vendin tonë si dhe ardhja e bashkatdhetarëve kanë bërë që të rritet në masë të madhe kërkesa për furnizim me ujë.
KRU “Hidromorava” Gjilan me njësitë e saja në Kamenicë dhe Viti, si dhe në zonat rurale është duke operuar me kapacitet të plotë në 24 orë në fabrikat për trajtimin e ujit në FPU Përlepnicë dhe në të gjitha fabrikat tjera, në mënyrë që furnizimi të jetë i rregullt.
Por fatkeqësisht edhe pas përballjes me mungesë të ujit në dy vitet e kaluara si pasojë e thatësisë, shumë qytetarë nuk janë ndërgjegjësuar dhe po e keqpërdorin ujin sidomos me lidhje të paautorizuara.
Kompania apelon qytetarët që të kursejnë ujin dhe mos ta keqpërdorin, mos ta shfrytëzojnë për:
- Larjen e automjeteve,
- Ujitjen e kopshteve dhe trotuareve,
- Mos i leni rubinetet hapur pa nevojë,
- Mos të përdoret për punë ndërtimore, sidomos banesat kolektive që janë duke u ndërtuar,
- Lajmëroni rrjedhjet në kompani,
Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit
Ekipet kontrolluese të kompanisë kanë filluar inspektimin e lidhjeve të paautorizuara dhe të gjithë ata që identifikohen se janë duke keqpërdorë ujin, lënda e tyre të do të procedohet në Gjykatën Themelore, pasi që çdo kyçje ilegale sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Ju lutemi kursejeni ujin!